Tani nuk lejohen gabimet te Tirana/ Dëmtimet shqetësojnë 26 herë kampionët e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2025 | 20:42

Tani nuk lejohen gabimet te Tirana/ Dëmtimet shqetësojnë 26 herë kampionët e Superiores

Pas pauzës së Kombëtares, Tirana do të luajë ndaj Bylisit si pritëse. Ende nuk dihet fusha, por me siguri takimi do të jetë në “Air Albania”, pasi skuadra kuqezi nuk ka ndeshje dhe fusha nuk do të konservohet. Gjithsesi, bardheblutë kanë një detyrë të vështirë nga mallakstriotët e në vazhdim.

TIRANAAA

Gabimet nuk u lejohen. Kjo sepse do të luajnë pothuajse me të gjithë rivalët e fundtabelës. Së pari, presin Bylisin, më pas udhëtojnë në Elbasan. Luajnë në derbin e katërt me Partizanin. Pas të kuqve, janë dy sfidat delikate me Skënderbeun dhe Teutën, ndërsa Superioren e mbyllin ndaj Dinamos po në derb

Tirana shpreson që pauza e Kombëtares të qetësojë ambientin bardheblu në drejtim të dëmtimeve. Në sfidën e fundit, nga loja të dëmtuar dolën Soler dhe Zharmuni. Shto këtu edhe Rafaelin, si dhe dyshen Meta-Ismajli, gjendja nuk është e mirë.

Nga ana tjetër, mjekët janë të bindur se situata do të përmirësohet dhe në rinisjen e Superiores, Tirana do të jetë e plotë dhe gati për të mundur Bylisin. Skuadra do të qëndrojë pushim disa ditë dhe me shumë mundësi të mërkurën do të jetë në fushën e lojës për nisjen e punës për takimin me mallakstriotët.

PANORAMASPORT.AL