Talenti Delaj sinjale Brdariç, tripletë me Vllazninë U-21

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2025 | 21:26

Talenti Delaj sinjale Brdariç, tripletë me Vllazninë U-21

Vllaznia U-21 fitoi me shifrat e thella 5-1 në javën e 12-të të kampionatit kundër Erzenit U-21. Shkodranët e drejtuar nga Edmond Doçi dominuan nga fillimi në fund ndaj shijakasve, duke marrë 3 pikët dhe qëndruar në vendin e dytë të klasifikimit.

delaj

Me kuqeblutë që kanë grumbulluar 27 pikë, 1 më pak se kryesuesit e Vorës. Por protagonistë me ekipin U-21 në këtë duel ishin futbollistët e skuadrës së parë. Konkretisht në formacionin kuqeblu ishin Bajrami, Tafili, Maliqi, Brahimi, Beci dhe Delaj. Të gjithë futbollistë të ekipit të parë ku përveç Becit dhe Bajramit, mosha e të tjerëve lejon për aktivizimin në ekipin U-21.

Dhe padyshim njeriu i ndeshjes në këtë duel do ishte Antonio Delaj. Sulmuesi shtatshkurtër arriti të shënonte një tripletë përballë Erzenit.

Ku fillimisht zhbllokoi shifrat që në minutën e parë. Më pas sulmuesi do kalonte sërish në avantazh Vllazninë në minutën e 43-të dhe do kompletonte tripletën personale në minutën e 52-të. Për shkodranët po ashtu do shënonin edhe Agraja dhe Danaj.

Një sinjal mjaft pozitiv ky nga Delaj për Brdariç dhe stafin teknik të Vllaznisë, që tregon për formën e mirë të 21-vjeçarit i cili kërkon më shumë hapësira në ekipin e parë kuqeblu.

PANORAMASPORT.AL