Takimi i fundjavës, Shehi: Emocionohem gjithmonë kundër Elbasanit, na duhen pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2025 | 19:00

Takimi i fundjavës, Shehi: Emocionohem gjithmonë kundër Elbasanit, na duhen pikë

Vora me seancën e sotme, mbyll përgatitjet për takimin kundër Elbasanit, ku kërkohet marrja e një rezultati pozitiv, pasi Vora kërkon ta mbyllë vitin pa humbje. Për këtë i gjithë stafi teknik dhe lojtarët po punojnë fort, që skuadra e tyre të dalë me duar plot nga Elbasani.

dajan shehi

Dajan Shehi, qendërmbrojtësi vorak, 28- vjeçari nga Elbasani do të rikthehet këtë javë pas pezullimit në ndeshjen kundër Egnatias për shkak të 4 kartonëve të verdhë duke e pastruar veten nga këto penalizime. Futbollisti me mjaft përvojë në arenën e futbollit profesionist që ka provuar superioren që kur ishte vetëm 19 vjeç, tashmë po mbush një dekadë në rolin e qendërmbrojtësit.

Elbasanlliu do të ndihet në shtëpi ditën e ndeshjes, pasi vendlindja e tij është vetë qyteti Elbasanit dhe shumë shokë e miq do ta takojnë e do ta përkrahin në misionin e tij të futbollistit profesionist. Gjatë këtij sezoni është aktivizuar 14 ndeshje me Vorën me një minutazh prej 1260 minutash, më shumë se çdo lojtar tjetër përveç elbasanlliut tjetër, portierit Shkëlzen Ruçi.

Këta dy elbasanas janë protagonistët kryesorë dhe në rolet kyç të Vorës ku pritet edhe dhe rezultati i kërkuar. Lidhur me këtë takim interesant, për “Panorama Sport” Dajan Shehi rrëfeu emocionet.

“Paraqitja e Vorës, është mjaft e mirë këtë sezon. Unë kam qenë me shumë skuadra të superiores dhe kam një përvojë të madhe në këtë drejtim, por asnjëherë nuk kam parë një ekip debutues të përparojë kaq shumë duke mos njohur dallime edhe me kundërshtarët me plot tituj. Gjendja e skuadrës sonë nuk ka qenë e mjaftueshme në shumë ndeshje, por këtë radhë është shumë më mirë se herët e tjera, pasi nuk ta pezulluar, përveç dy mungesave tashmë të ditura si Hasaj e Karrica që janë në Shehi:

Emocionohem gjithmonë kundër Elbasanit, na duhen pikë rikuperim e sipër. Shumë prej nesh e dimë se çfarë duhet të bëjmë, pasi e kemi përvojën në Superiore. Kështu që edhe kundër Elbasanit që për mua, gjithmonë përballjet kundër tyre më emocionojnë, sepse ndjehem në shtëpi dhe pranë njerëzve të mi të dashur, ku unë duhet të luaj me shumë kujdes.

Elbasani më ringjall vitet e fëmijërisë dhe kujtime të shumë njerëzve të njohur. Kjo është një ndeshje speciale që Vora kërkon ta fitojë në mënyrë që të mos humbasim pozicionin që kemi. Pritet të jetë një ndeshje e fortë dhe e bukur pasi dhe atmosfera në “Elbasan Arena” është e tillë. Vora kërkon maksimumin e kësaj ndeshje, e rëndësishme për ne është që të mos e humbasim këtë takim, pasi dy humbje radhazi janë shumta për ne dhe nuk e meriton ky ekip”, është shprehur Shehi, para sfidës me Elbasanin.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL