TABELAT/ Po aq pikë sa në sezonin më të errët, statistikat që kanë ndryshuar te Tirana pas tetë vitesh
Tirana ka grumbulluar 32 pikë në 32 javë të luajtura, që e pozicionojnë të vetme në fundin e tabelës. Po aq pikë numëronte në të njëjtën kohë edhe në sezonin 2016/17, kur bardheblutë provuan për herë të parë në histori rënien në Kategorinë e Parë.

Pas 32 javësh të luajtura, në vitin 2017, Tirana mbante vendin e tetë në Superiore. Numri i golave ka ndryshuar tërësisht nga ai sezon i errët.
Në të njëjtën kohë si tani, bardheblutë shënonin 12 gola më pak. Pika e dobët duket të jetë mbrojtja, pasi këtë sezon kanë pësuar 11 gola më tepër.
Tirana e këtij sezoni shquhet për barazimet e shumta. Plot 17. Në anën tjetër humbjet, por dhe fitoret, janë më të pakta se ato të sezonit 2016/17 pas 32 javësh.
RENDITJA E SEZONIT 2016/2017 PAS 32 JAVËSH

RENDITJA AKTUALE E KËTIJ SEZONI 
PANORAMASPORT.AL













