Superiorja kthehet sot në fushë, vendos titullin “kampion i dimrit” si dhe fatin e një derbi kryeqytetas
Java e 18 e Kategorisë Superiore nis sot me dy duele shumë të rëndësishme që shohin përballë skuadra me ambicie të mëdha në këtë sezon. Të dy ndeshjet që luhen sot zhvillohen në orën 18 dhe nisin javën që mbyll gjysmën e parë të sezonit të rregullt.

Në Durrës luhet një sfidë shumë e rëndësishme mes Teutës dhe Egnatias, ku mund të vendoset titulli simbolik “kampion dimri” nëse rrogozhinasit ia dalin të marrin tre pikët duke ruajtur vendin e parë që mbajnë të vetëm në kreun e klasifikimit. Por Teuta kërkon të kthehet në shinat e duhura në rrugëtimin e saj drejt katërshes së parë ndaj kjo ndeshje është e gjitha për t’u shijuar.
Paralelisht, në Tiranë luhet ndeshja derbi mes Partizanit dhe Dinamos. Të dy skuadrat janë me ambicie të qarta pasi të kuqtë e Kërnajës duket se kanë lënë pas krizën e startit të sezonit sa u përket rezultateve, ndërsa ekipi i Ilir Dajës nuk ka fshehur kurrë dëshirën për të qenë protagonist në luftën për titullin.
SOT
TEUTA – EGNATIA 18:00
PARTIZANI – DINAMO 18:00
PANORAMASPORT.AL













