SUPERIORJA, FINAL FOUR/ Tre skuadrat e para përfitojnë, Partizanin e “djeg” rregullorja. Si është situata dhe kalendari pas javës së 28

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2026 | 21:11

SUPERIORJA, FINAL FOUR/ Tre skuadrat e para përfitojnë, Partizanin e “djeg” rregullorja. Si është situata dhe kalendari pas javës së 28

Abissnet Superiore ka zhvilluar ndeshjet e para të fazës së katërt të saj, nga e cila do të finalizohet edhe pjesëmarrja në “Final Four” për titullin kampion. Një formulë e ndryshme nga vitet e kaluara, jo me gjysmëfinale e finale, por me grup të përbashkët dhe me pikë të përgjysmuara.

final-41-685x450

“Pas përfundimit të katër fazave të rregullta të kampionatit, 4 (katër) ekipet e para në renditje do të marrin pjesë në fazën “Final 4”, duke e nisur këtë fazë me pikët e fituara gjatë kampionatit të rregullt të përllogaritura në mënyrë të përgjysmuar duke marrë parasysh vlerën më të ulët”, shkruhet në rregulloren e aktivitetit.

Kjo do të thotë se skuadrat do të kenë pikët të përgjysmuara dhe në rastin ku ndarja është për një numër tek, ajo bëhet duke u bazuar te numri ccift më i vogël më i afërt me të. Kësisoj, në bazë të renditjes aktuale, në fund të fazës së tretë, Vllaznia (52), Elbasani (52) dhe Egnatia (50) do të kishin ndarje të drejtë, ndërsa Partizani do të “humbte” një pikë në ndarjen përgjysmë të pikëve aktuale të tij, që aktualisht janë 43.

RENDITJA E FINAL FOUR AKTUALISHT

26 Vllaznia
26 Elbasani
25 Egnatia
21 Partizani

KALENDARI

Java 1
Vllaznia-Partizani
Elbasani-Egnatia

Java 2
Vllaznia-Egnatia
Elbasani-Partizani

Java 3
Vllaznia-Elbasani
Egnatia-Partizani

PANORAMASPORT.AL