SUPERIORJA, FINAL FOUR/ Koha e llogarive, del i fituar Partizani! Ja si do të ishte klasifikimi dhe kalendari i ndeshjeve me situatën aktuale
Kampionati ka mbyllur tre fazat e tij dhe tashmë ka mbetur të luhet vetëm ajo e fundit që i vë vulën edhe sezonit të rregullt, për t’i lënë vendin më pas “Final Four”. Një formulë e ndryshme nga vitet e kaluara, jo me gjysmëfinale e finale, por me grup të përbashkët dhe me pikë të përgjysmuara.

“Pas përfundimit të katër fazave të rregullta të kampionatit, 4 (katër) ekipet e para në renditje do të marrin pjesë në fazën “Final 4”, duke e nisur këtë fazë me pikët e fituara gjatë kampionatit të rregullt të përllogaritura në mënyrë të përgjysmuar duke marrë parasysh vlerën më të ulët”, shkruhet në rregulloren e aktivitetit.
Kjo do të thotë se skuadrat do të kenë pikët të përgjysmuara dhe në rastin ku ndarja është për një numër tek, ajo bëhet duke u bazuar te numri ccift më i vogël më i afërt me të. Kësisoj, në bazë të renditjes aktuale, në fund të fazës së tretë, Vllaznia (51), Elbasani (49) dhe Egnatia (49) do të “humbnin” nga një pikë në ndarjen përgjysmë të pikëve aktuale të tyre, ndërsa Partizani do të kishe ndarje të drejtë pasi është në kuotën e 42 pikëve.
RENDITJA E FINAL FOUR AKTUALISHT
25 Vllaznia
24 Elbasani
24 Egnatia
21 Partizani
KALENDARI
Java 1
Vllaznia-Partizani
Elbasani-Egnatia
Java 2
Vllaznia-Egnatia
Elbasani-Partizani
Java 3
Vllaznia-Elbasani
Egnatia-Partizani
PANORAMASPORT.AL













