Stoli i Skënderbeut si “rebus”, një ish “parakalon” Kërnajën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2026 | 23:01

Stoli i Skënderbeut si “rebus”, një ish “parakalon” Kërnajën

Stoli i Skënderbeut është shndërruar në një “rebus” të vërtetë, teksa emra të shumtë kanë qarkulluar së fundmi për sa i përket pasuesit të Ernest Gjokës.

-1200-630-ahmataj

Fillimisht u raportuar për një akord me ish-trajnerin e Partizanit, Oltijon Kërnaja, por duket se mes palëve nuk është gjetur gjuha e përbashkët ndërkohë që së fundmi, në skenën është rikthyer emri i Juljan Ahmatajt, ish-trajnerit të Skënderbeut, i cili duket se ka “parakaluar” Kërnajën, dhe është shumë pranë rikthimit te “Ujqerit e Dëborës”. Në ditët në vijim klubi korçar pritet të marrë vendimin final për sa i përket trajnerit të ri të Skënderbeut.

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL