LIVE PORTUGALI-SPANJË/ Ritëm më i ulët në pjesën e dytë, luzitanët humbasin një lojtar kyç për dëmtim (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2026 | 21:39

LIVE PORTUGALI-SPANJË/ Ritëm më i ulët në pjesën e dytë, luzitanët humbasin një lojtar kyç për dëmtim (VIDEO)

Portugali-Spanjë është cilësuar si finalja e parakohshme e Botërorit. Të dyja skuadrat do të përballen në orën 21:00, ku do të kërkojnë një biletë për çerekfinalen e turneut. gfh

Kjo do të jetë përballja e parë mes luzitanëve dhe iberikëve, pas finales së Ligës së Kombeve të vitit të kaluar, ku në fund triumfoi skuadra e Roberto Martinezit.

Kombëtarja e Ronaldos e kaloi me vështirë Kroacinë ndërsa nga ana tjetër “La Roja” mposhtën lehtësisht Austrinë, për tu sfiduar me njëra-tjetrën në Teksas.

Edhe pse Portugalia triumfoi vjet në finale, në përballjet kokë më kokë me Spanjën, ka marrë vetëm një fitore, 6 barazime dhe 5 humbje. Ndërsa aktualisht ekipi i De La Fuente, është i vetmi që ska pësuar asnjë gol në këtë Botëror.

LIVE PORTUGALI-SPANJË 0-0

NGJARJET KRYESORE

61’ Pedri gjuan nga jashtë zonës, Veiga devijon mbi traversë. (VIDEO)

56′ Nunjo Mendesh del i dëmtuar, duke i bërë vend Semedos.

46′ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime.

45’+6’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

41’ Nunjo Mendesh gjuan nga jashtë zonës, Pedro Porro devijon topin që ndalet në traversë. (VIDEO)

37’ Zhoao Feliks kthen topin për Ronaldon i cili gjuan por gjen Unai Simon të vëmendshëm. (VIDEO)

31′ Kosta largon topin me këmbë dhe Olmo me kokë nuk e kthen dot në portë. (VIDEO)

16’ Diogo Kosta bën pritje të dyfishtë ndaj Jamal dhe Baena. (VIDEO)

12’ Unai Simon grushton gjuajtjen nga e djathta të Ronaldos. (VIDEO)

8’ Ojarzabal dërgon topin jashtë edhe pse i vetëm para portierit. (VIDEO)

7’ Gjuajta e Kanselos kalon mbi traversë. (VIDEO)

3’ Kosta pret gjuajtjen e Ojarzabal. (VIDEO)

1’ Nis dueli mes dy fqinjëve iberikë.

FORMACIONET ZYRTARE

sdfdfsfdsfsdsfdsfdsfd

 

PANORAMASPORT.AL