Starti, trajneri Bledi Shkëmbi ecuri identike si… Magani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2025 | 22:47

Starti, trajneri Bledi Shkëmbi ecuri identike si… Magani

Bledi Shkëmbi ka drejtuar takimin e tretë në krye të Tiranës, pas rikthimit të tij te bardheblutë. Korçari ka marrë një fitore dhe dy barazime ndaj Bylisit, Elbasanit dhe Partizanit, duke marrë pesë pikë.

BLEDI SHKEMBI

Gjithsesi, ai ka mundur veten në debutimin e tij, pasi në tre ndeshjet e para ai grumbulloi 3 pikë. Nga ana tjetër, Tirana e Shkëmbit është fotokopje e Tiranës së Maganit në tre ndeshjet e para të peqinasit.

Bardheblutë me Gugashin kanë mundur 4-0 Bylisin, më pas barazuan me verdheblutë dhe të kuqtë. Magani në tre ndeshjet e para mori pesë pikë. Dy skuadrat  janë fotokopje të njëra-tjetrës dhe Shkëmbi e Magani në tri takimet e para, kanë ecuri identike.

PANORAMASPORT.AL