Postuar: Shtator 11, 2025 | 11:27
Stadiumi ishte në pikëpyetje, merret përfundimisht vendimi për Tirana-Flamurtari
Sfida mes Tiranës dhe Flamurtarit do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”. Klubi ka konfirmuar vendimin që u mor sot, duke i dhënë dritën jeshile bardhebluve për të luajtur në shtëpi. “Panorama Sport” e kishte treguar ekskluzivisht më parë se po punohej për këtë vendim.

Ndeshja është programuar të shtunën, më 13 shtator ora 16:00. Tirana rikthehet pas një kohe të gjatë në shtëpi, ndërsa ishte në garë me kohën për të pasur gjithçka gati.
Në dy javët e para, bardheblutë kanë grumbulluar 1 pikë. Fillimisht u barazua ndeshja me Bylisin, ndërsa më pas u humb ajo ndaj Vorës.
Ky takim do të sjellë edhe debutimin e Roberto Bordin. Italiani zëvendësoi Vangjel Milen në krye të kryeqytetasve.
PANORAMASPORT.AL













