Spikat derbi kryeqytetas, në fushë zbresin pretendentët për titull. Mësoni përballjet e sotme në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2025 | 8:20

Spikat derbi kryeqytetas, në fushë zbresin pretendentët për titull. Mësoni përballjet e sotme në Superiore

Java e 31-të e Superiores mbyllet me 3 duele që luhen në dy orare të ndryshme sot.

Kategoria-Superiore

Derbi i kryeqytetit Dinamo-Partizani pritet të dhurojë shumë emocione me të dyja skuadrat që duan fitoren. Po në orën 17:00 luhet Teuta me Skënderbeun. Ndërsa Egnatia dhe Vllaznia mbyllin javën në orën 20:00.

NDESHJET E SOTME

 Dinamo-Partizani ora 17:00

Teuta-Skënderbeu ora 17:00

Egnatia-Vllaznia ora 20:00

PANORAMASPORT.AL