Sodiq reziston, situatë “kaotike” me nigerianin te Partizani
Ismail Sodiq vijon të jetë një çështje te Partizani. Klubi i kuq ka këmbëngulur për ta mbajtur gjatë këtyre ditëve, por lojtari duket i bindur në vendimin e tij për të mos zbritur në stërvitje.

Ai vijon të mos jetë pjesë e ekipit, duke qenë protagonist i një situate të pazakontë, që nuk e kishim ndeshur më parë. Partizani po mundohet të gjejë një zgjidhje për ta bërë pjesë të skuadrës, por në kushtet kur lojtari refuzon kategorikisht, gjithçka po bëhet edhe më e vështirë.
Në situata të ngjashme kemi parë që edhe në klube gjigante europiane, dëshira e lojtarit për t’u larguar ka prevaluar kundrejt vullnetit të klubit. Gjithsesi, nëse Sodiq ka firmosur kontratë të rregullt, Partizani ka të gjithë të drejtën ta bllokojë dhe të mos e lejojë të largohet.
Arsyeja e Sodiq për tu larguar flitet të jenë dy oferta që ai ka marrë nga Partizani i Beogradit dhe një klub në Tunizi.
PANORAMASPORT.AL













