Skënderbeu humbi një finale për mbijetesën, trajneri Gjoka: Teuta po mbronte me 10 lojtarë dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2025 | 19:16

Skënderbeu humbi një finale për mbijetesën, trajneri Gjoka: Teuta po mbronte me 10 lojtarë dhe…

Skënderbeu u mposht nga Teuta me rezultatin 1-0. Trajneri Ernest Gjoka komentoi ndeshjen e luajtur në “Niko Dovana”.

bandicam 2025-03-27 19-15-31-734

Tekniku i Skënderbeut deklaroi pas ndeshjes:

“Ishte ndeshje e vështirë, mendoj mos ardhja te goli ishte çështje nervozismi. U prishën ekuilibrat në fushë dhe skuadra nuk dha qetësinë dhe qartësinë e vet para portës.

Kur t’i nervozohesh, lodhen këmbët se i drejton koka. Nuk ishin të qetë. Pjesën e parë u munduam të bënim atë që ishte përgatitur, ndonjëherë doli dhe ndonjëherë jo.

Duke pasur parasysh se Teuta po mbronte me 10 lojtarë dhe na vështirësonte daljet para portës, u munduam për zgjedhje alernative, por dhe ato nuk dolën”, u shpreh Gjoka për RTSH.

PANORAMASPORT.AL