Skema e Final Four, presidenti Duka: Asnjë ideale, të presim rezultatet e këtij viti
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ndodhej dje në Shkodër për Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër. Duka u pyet edhe për skemën e Final Four që ekziston në Superiore

“Pse nuk thua shyqyr që është se nëse do jemi në klasifikim që është sot, Vllaznia nuk do ishte kampion. Kurse në Final Four, ka një shans më shumë për kampion, kështu që ty duhet të interesojë Vllaznia”, e nisi përgjigjen e tij me humor presidenti Duka.
Më pas numri 1 në FSHF la gjithçka hapur për ndryshime në kampionatin shqiptar duke deklaruar:
“Asnjë skemë kampionati nuk është ideale, nuk i plotëson të gjitha. Ne kemi një kampionat me 10 skuadra, katër faza, vajtje-ardhje, me një numër të konsiderueshëm ndeshjesh. Për të krijuar një produkt më shumë, apo më shumë interes, qoftë edhe një emocion më shumë kemi edhe Final Four. Ka më shumë aktivitet sportiv dhe nuk besoj se ka ndonjë të keqe.
Përgjatë garës së katër fazave ka ide që mund të ndikojë negativisht në numrin e spektatorëve apo jo, nuk ndaj të njëjtin mendim, megjithatë duhet të presim dhe të shohim rezultatet e këtij viti”.
PANORAMASPORT.AL













