Situata e Sembenes, çfarë po ndodh me mbrojtësin e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2026 | 23:58

Situata e Sembenes, çfarë po ndodh me mbrojtësin e Partizanit

Saliu Sembene i trembi të gjithë të pranishmit në “Arenën e Demave” të shtunën në ndeshjen ndaj Elbasanit e përfunduar me rezultatin 2-2. Mbrojtësi humbi ndjenjat në mënyrë të papritur, pesë minuta para fundit të sfidës, teksa lojtarët e të dyja skuadrave kërkuan me nxitim ndihmën e stafeve mjekësore dhe ambulancës. Megjithatë, për fat të mirë brenda pak sekondave, senegalezi u rikthye të ishte i ndërgjegjshëm ndërsa u largua me barrelë.

Sembene

24-vjeçari, kreu të gjithë vizitat mjekësore teksa klubi kryeqytetas bëri të ditur se gjithçka ishte në rregull dhe se bëhej fjalë vetëm për një kolpas të momentit. Një gjendje që për fat nuk ka sjellë asnjë pasojë për lojtarin në fjalë. Tashmë, mbrojtësi i ka kaluar të gjitha peripecitë dhe do të kthehet rregullisht në stërvitje nën urdhrat e trajnerit Oltijon Kërnaja.

Lojtari pritet të jetë si zakonisht i gatshëm për ndeshjen e ardhshme, atë të së premtes ndaj Bylisit në transfertë. Në këtë sezon, Sembene ia ka dalë të shdërrohet në një lojtar mjaft të rëndësishëm për prapavijën e “Demave të Kuq”, duke zëvendësuar me sukses të dëmtuarin Marçelino Preka. Sembene, numëron 13 ndeshje në Kategorinë Superiore me fanellën e kuqe, teksa ka krijuar një partneritet të shëndetshëm me Altin Bytyçin.

PANORAMASPORT.AL