Shumë simbolike nga FSHF, mësoni sa fitoi klubi i Vllaznisë për fitimin e trofeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2026 | 22:33

Shumë simbolike nga FSHF, mësoni sa fitoi klubi i Vllaznisë për fitimin e trofeut

Vllaznia B e drejtuar nga Brikeno Bizi u shpall kampione në Kategorinë e Tretë, që është e katërta për nga rëndësia dhe më e ulëta në futbollin shqiptar. Kuqeblutë mposhtën 4 me 2 Albpetrolin në “Shtëpinë e Futbollit”.

Screenshot 2026-05-08 171412

FSHF akordon një shpërblim simbolik prej 5 milionë lekësh të vjetër për fituesin e kampionatit. Kujtojmë se Vllaznia B ishte në konkurrencë me Dinamon B në Grupin A të Kategorisë së Tretë.

Në fund, ekipi i Bizit e mbylli me 6 pikë më tepër. Albpetroli ndërkohë ishte skuadra që fitoi në Grupin B. Tashmë të dyja skuadrat do të fillojnë pushimet, para se të mendojnë për Kategorinë e Dytë.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL