Postuar: Maj 7, 2026 | 20:51
Shpërblim në fund nga FSHF, përfiton vetëm një klub i rikthyer në Superiore
Laçi u shpall kampion në Kategorinë e Parë. Kurbinasit e mbyllën në vend të parë, me 2 pikë më shumë se Skënderbeu pas fitores 0 me 1 në Korçë. Golin e vetëm e shënoi Arlind Kurti në sekondat e fundit.

Federata Shqiptare e Futbollit shpërblen ekipin kampion me 3 milionë lekë të reja. Kjo shumë simbolike i është dorëzuar Laçit, që ia doli të fitojë trofeun e kampionit.
Kurbinasit qëndruan vetëm një vit në Kategorinë e Parë. Tashmë fokusi rikthehet sërish në Abissnet Superiore.
PANORAMASPORT.AL













