Shkodranët gati për verdheblutë/ Elbasani, Tirana e Teuta nuk e mundin dot Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2025 | 22:44

Shkodranët gati për verdheblutë/ Elbasani, Tirana e Teuta nuk e mundin dot Vllazninë

Suksesi i fundit në shifrat 3-0 në kampionat përballë Dinamos ka shtuar shumë dozat e pozitivitetit dhe optimizmit te Vllaznia. Skuadra që po kalonte një moment me luhatje në kampionat, tregoi një reagim të shkëlqyer përballë bluve. Ku në një moment me kampionatin në pikën kulminante të tijën, kuqeblutë duken në formën e duhur.

-640-0-1728241641xvllaznia-elbasanijpg-664

Kjo për të krijuar edhe një optimizëm edhe për 3 ndeshjet e radhës, 2 në kampionat dhe gjysmëfinalen e kupës me Dinamon. Me ekipin e Brdariç që duket më i karikuar se kurrë për t’i shkuar deri në fund të dy kompeticioneve.

Këtë pozitivitet e shton edhe fakti se skuadra është më e plotë se asnjëherë tjetër këtë sezon. Shkodranët kanë ekipin e plotë për ndeshjen e rradhës, duke mos pasur asnjë lojtar të pezulluar apo dëmtuar, përjashto vetëm portierin Qarri, i cili mungon që prej dhjetorit të sezonit të shkuar. Gardiani, pavarësisht se u është bashkuar stërvitjeve të ekipit, do e ketë të pamundur të zbresë në fushë apo të jetë i grumbulluar në ndeshjet e radhës.

Kundërshtari i radhës në kampionat për Vllazninë do të jetë Elbasani. Një sfidë mjaft e fortë për kuqeblutë që në kërkim të vendit të dytë, do kenë përballë verdheblutë. Të cilët nga ana e tyre kërkojnë kapjen e “Final 4”. Megjithatë Elbasani është një nga 3 skuadrat e këtij sezoni ndaj të cilave Vllaznia nuk ka pësuar asnjë humbje. Kështu, kuqeblutë numërojnë një fitore 1-2 në kampionat, dy barazime 1-1 dhe 0-0 e ndërsa në Kupë janë po ashtu dy barazime 0-0 dhe 3-3.

Ndërsa ishin shkodranët që do të kualifikoheshin pas goditjes së 11 metërshave për në gjysmëfinalet e kupë. Dy ekipet e tjera ndaj, të cilave Vllaznia nuk ka pësuar asnjë humbje janë Tirana dhe Teuta. Shifrat ndaj bardhebluve flasin për një barazim 2-2 në fazën e parë. Fitore të Vllaznisë 3-4 dhe 2-1 e ndërsa në fazën e fundit gjithçka përfundonte 0-0 në klasiken e Shqipërisë.

Po ashtu, ndaj Teutës statistikat janë shumë pozitive për kuqeblutë. Të cilët këtë sezon ndaj durrsakëve numërojnë 3 fitore në shifrat 1-2, 2-1 dhe 1-3, teksa dueli i fazës së katërt përfundoi me rrjetat e paprekura në shifrat përfundimtare 0-0.

PANORAMASPORT.AL