Shfryn Alkaraz: Kundër meje të gjithë bëhen si Federeri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2026 | 20:58

Shfryn Alkaraz: Kundër meje të gjithë bëhen si Federeri

Karlos Alkaraz u kualifikua për në 1/8-at e “Indian Wells Masters” pasi mposhti me përmbysje francezin Arthur Rinderknech pas një ndeshjeje të fortë me tre sete. Numri një i botës pranoi se kundërshtarët shpesh luajnë në nivele shumë të larta kur përballen me të.

1747592908_carlosalcaraz

“Ndonjëherë duket sikur po luaj kundër Roxher Federer në çdo raund”, tha ai me ironi, duke nënvizuar se shumë lojtarë arrijnë kulmin e formës pikërisht në ndeshjet kundër tij. Spanjolli pranoi se e ndien presionin e kundërshtarëve që hyjnë në fushë duke ditur se nuk kanë asgjë për të humbur, një dinamikë që e shndërron çdo raund të një turneu Masters 1000 në një kurth të mundshëm.

“Ndihem sikur kam një shënjestër në shpinë”, shpjegoi Alkaraz, duke analizuar se kjo ndjesi e detyron të kërkojë vazhdimisht variante taktike për të thyer ritmin e kundërshtarëve.

PANORAMASPORT.AL