Shënon gol në ndeshjen e parë si titullar me Teutën, Arifi: Kisha shumë që e prisja, stërvitem prej një viti e gjysmë për këtë moment

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2025 | 20:28

Shënon gol në ndeshjen e parë si titullar me Teutën, Arifi: Kisha shumë që e prisja, stërvitem prej një viti e gjysmë për këtë moment

Në ndeshjen e tij të parë si titullar, Ergis Arifi shënon gol dhe Teuta fiton. Pas përfundimit të sfidës me Flamurtarin, ai u shpreh tepër i lumtur dhe se kishte shumë kohë që e priste këtë moment.

bandicam 2025-10-25 20-24-22-954

“Kisha shumë që e prisja, kisha që parvjet pa bërë gol, kam një vit e gjysmë që stërvitem për këtë moment dhe ja ku erdhi. Është një frymë e re, një grup i ri, ndjehem shumë mirë dhe sot që luajta në formacion dhe shpresoj të vazhdojmë kështu në çdo ndeshje”, tha shkurtimisht Arifi për “RTSH Sport”.

PANORAMASPORT.AL