Postuar: Nëntor 11, 2025 | 15:08
“Rrufe” në qiell të hapur, Orges Shehi paraqet dorëheqjen te Ballkani
Orges Shehi me shumë gjasa do të largohet nga Ballkani. Trajneri durrsak ia ka komunikuar vendimin drejtuesve të Ballkanit dhe jo vetëm.

“Panorama Sport” mëson detaje ekskluzive. Vetë Shehi ka folur dhe me lojtarët e Ballkanit, ndërsa gjithçka lidhet me pakënaqësi kundrejt drejtuesve.
Sfida e fundit e Ballkanit u humb ndaj Drenicës. Rezultatin 2 me 0 ishte tronditës, ndërsa suharekasit kishin bërë mjaft mirë më parë.
Në përfundim të 13 ndeshjeve, Ballkani ka 23 pikë. Prishtina kryeson me 3 pikë më tepër, por edhe një ndeshje të prapambetur me Dritën për të luajtur.
PANORAMASPORT.AL













