Rivalitet që nga Kategoria e Parë, Flamurtari dhe Elbasani ndezin kampionatin të shtunën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2026 | 17:09

Rivalitet që nga Kategoria e Parë, Flamurtari dhe Elbasani ndezin kampionatin të shtunën

Flamurtari-Elbasani është një nga ndeshjet më interesante, për javën 28 në Abissnet Superiore. Kjo nisur nga rivaliteti i dy tifozerive, që premtojnë të jenë të shumtë në numër. Ndeshja ndërkohë është rezervuar të shtunën, më 14 mars, prej orës 18:00.

Screenshot 2026-03-12 170834

Rivaliteti mes dy tifozerive ishte që nga Kategoria e Parë, pikërisht në edicionin 2023/24. Të dyja klubet synonin ngjitjen në elitë, ndërsa verdheblutë të ndjekur nga Bylisi ia dolën. Flamurtari nuk shkoi më shumë se vendi i tretë.

Hera e fundit në Vlorë, solli dhunë mes tifozerive. Lajthia vendosi me golin e tij, ndërsa Flamurtari protestoi për gjykimin. Disa minuta para fundit, gjyqtari Doda akordonte penallti në favor të Flamurtarit. Pas rishikimit me VAR, vendosi që ta anulonte.

Flamurtari synon mbijetesën në javët e mbetura. Elbasani ndërkohë është vetëm 2 pikë larg vendit të parë, për këtë beson te titulli kampion.

PANORAMASPORT.AL