Rikthime dhe mungesa te Dinamo, Daja ka dilema për formacionin kundër Bylisit
Dinamo do të presë të dielën në “Selman Stërmasi” skuadrën e Bylisit, teksa fitorja është detyrim për të dyja skuadrat duke parë kushtet ku ndodhen.

Ilir Daja do të përcaktojë sot formacionin me të cilin pritet të zbresë në fushë ndaj Bylisit, aty ku nuk mungojnë dilemat. Vec pezullimit të Nanit e dëmtimit të Guindos, Daja ka dilema edhe për rreshtimin pasi në dy javët e fundit, ka pasur dy humbje dhe në formacion, pritet të ketë ndryshime.
Në portë, Teqja ka fituar vendin e titullarit, teksa në mbrojtje rikthehet Aliji që së bashku me Ditën do të formojnë qendrën, të ndihmuar nga Meksi e Lorran në krah.
Mesfusha me shumë gjasa do të përbëhet nga Qefalija, Karamba dhe Lorenco Vila, teksa në sulm pritet që të rikthehen si titullarë dyshja Hekuran Berisha e Bernard Berisha, që do të ndihmojnë Dejvi Bregun.
PANORAMASPORT.AL













