Rikthehet Superiorja në ditë feste, sot luhet supersfida e javës. Mësoni dy ndeshjet e rezervuara në Elbasan dhe Shkodër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2025 | 8:18

Rikthehet Superiorja në ditë feste, sot luhet supersfida e javës. Mësoni dy ndeshjet e rezervuara në Elbasan dhe Shkodër

Superiorja do të rikthehet sot me javën e 13-të, pikërisht më 28 nëntor që përkon me Shpalljen e Pavarësisëv. Dy ndeshje janë programuar që të nisin në orën 18:00.

Kategoria-Superiore

Elbasani do të masë forcat me Partizanin në stadiumin “Elbasan Arena”. Ky takim konsiderohet edhe si supersfida e javës, pavarësisht se verdheblutë numërojnë 11 pikë më tepër se të kuqtë.

Në të njëjtën kohë do të jetë duke u luajtur Vllaznia-Teuta.  Një ndeshje po ashtu mjaft interesante në stadiumin “Loro Boriçi”. Teuta ka harruar si fitohet një ndeshje në Shkodër, për këtë do tentojë sot surprizën.

Elbasani dhe Vllaznia kryesojnë elitën e futbollit shqiptar me pikë të barabarta. Partizani po garon për mbijetesën, ndërsa Teuta është 1 pikë larg zonës “Final Four”.

AXHENDA 

Sot, ora 18:00

Elbasani – Partizani

Vllaznia – Teuta

PANORAMASPORT.AL