Rikthehet Mehmeti, vetëm një mungesë kundër Skënderbe/ Ja situata te Partizani
Mes gjithë problemeve te Partizani ka edhe lajme të mira, siç është fakti që në ndeshjen e radhës do të rikthehet Mehmeti, një nga pikat e rëndësishme të skuadrës pas largimeve të shumta që ndodhën në merkaton e janarit.

Mesfushori nga Vushtrria u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Elbasanit dhe e shleu pezullimin në sfidën e së mërkurës kundër Vllaznisë.
Nga ana tjetër, vijon të jetë jashtë Altin Bytyçi. Mbrojtësi po rikuperohet nga një tërheqje muskulore dhe pritet të mos jetë i pranishëm në betejën e së hënës në Korçë. E gjithë pjesa tjetër janë gati dhe Abilaliaj ka liri të plotë zgjedhjeje, çka është një ngushëllim mes gjithë problemeve të tjera që ka skuadra e kuqe.
Stafi po pret edhe rikthimin në formë të plotë të sulmuesit Eleke, i cili në sfidën e fundit nuk luajti asnjë minutë. Sa i përket formacionit, në “Loro Boriçi” gjërat nuk shkuan si duhet dhe me siguri Abilaliaj do të nisë të provojë ndryshime për të provuar rikthimin te fitorja pas plot shtatë javësh.
PANORAMASPORT.AL













