Rikthehet Gudiabi në mesfushë, trajneri Daja ka dilema për sulmin e Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2025 | 8:56

Rikthehet Gudiabi në mesfushë, trajneri Daja ka dilema për sulmin e Dinamos

Pas shumë javësh, Dinamo vjen me një grup thuajse të plotë lojtarësh.dinamoMungesa e vetme për ndeshjen e sotme kundër Laçit do të jetë ajo e mesfushorit Gasama Karamba, i ndëshkuar me karton të kuq javën e kaluar ndaj Vllaznisë. Më në fund, edhe sulmuesi Peter Ito Mandela është pjesë e skuadrës, pasi ka lënë pas dëmtimin, siç ka ndodhur edhe me portierin Edmir Sali, kurse Bruno Dita dhe Dejvi Bregu u aktivizuan që në ndeshjen e fundit si zëvendësues. Trajneri Daja ka kështu më shumë alternativa sot në Elbasan.

Portën pritet ta mbrojë sërish Aldo Teqja, pasi Sali sapo është kthyer nga dëmtimi dhe nuk është ende në formën optimale. Në mbrojtje pritet të jetë e njëjta 4-she si me Vllazninë, me Meksin dhe Lorran nga krahët dhe Hoxhën e Alijin në qendër. Dita, me shumë mundësi, edhe sot e fillon nga stoli, ndërkohë që është një alternativë edhe për mesfushën. Në këtë repart rikthehet nga skualifikimi Bakari Gudiabi, i cili pritet të ketë në krah Tolin dhe Qefalijën.

Më shumë dilema për stafin teknik të Dinamos ka për sulmin, repartin që është plotësuar me të gjithë lojtarët. Dilema më e madhe është nëse Mandela do ta nisë ndeshjen si titullar apo nga stoli. I sigurt është Zabërgja dhe me shumë mundësi edhe Bregu, për të tretin trajneri Daja do të vendosë në momentin e fundit mes Mandelës dhe Nanit. Alternativat janë Vila, Maliqi dhe Qardaku.DFSGPANORAMASPORT.AL