Rënia e Skënderbeut në Kategorinë e Parë, ish-kapiteni: Meritoni majën, e di që shumë shpejt do ktheheni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2025 | 18:19

Rënia e Skënderbeut në Kategorinë e Parë, ish-kapiteni: Meritoni majën, e di që shumë shpejt do ktheheni

Skënderbeu do të luajë në Kategorinë e Parë përgjatë edicionit të ardhshëm. Korçarët e mbyllën sezonin në vendin e parafundit dhe humbja e fundit vulosi fatin e tyre.

SKENDERBEU

Ishte Bylis, që fitoi 1 me 2 në Korçë duke shtangur vendësit, të cilëve u bënte punë vetëm fitorja. Mesazhet motivuese për të ardhmen nuk kanë munguar dhe një prej tyre vjen nga Dean Liço.

Ish-kapiteni i Skënderbeut shkruan në rrjetet sociale:

“Meritoni gjithmonë të jeni në majën e futbollit shqiptar dhe e di që shumë shpejt do ktheheni”, shkruan Liço.

o

PANORAMASPORT.AL