Postuar: Janar 25, 2025 | 20:10
RENDITJA/ Zgjohen dy vendet e fundit, frymëmarrje për Tiranën! Partizani dhe Dinamo “asist” sfidës Vllaznia-Egnatia
Sot janë luajtur 3 ndeshje të vlefshme për javën e 22-të të Superiores. Tirana dhe Skënderbeu korrën fitore respektivisht përballë Bylisit dhe Teutës. Në anën tjetër Partizani dhe Dinamo e mbyllën në barazim.

Tirana dhe Skënderbeu fituan ndërsa ishin në fundin e tabelës. Tashmë është 5 pikë diferenca, nga Bylisi i vendit të gjashtë te korçarët që mbyllin renditjen.
Në anën tjetër barazimi mes Dinamos dhe Partizanit, i jep një asist Vllaznisë ose Egnatias. Kjo pasi nëse njëra prej tyre fiton nesër në “Loro Boriçi”, Superiorja do të ketë një kryesues të ri.
RENDITJA PËR JAVËN E 22-TË TË SUPERIORES

Ndeshjet që do luhen nesër:
Elbasani-Laçi dhe Vllaznia-Egnatia
PANORAMASPORT.AL













