Postuar: Prill 27, 2025 | 21:35
RENDITJA/ Partizani në “Final Four”, Tirana i shpëton rënies direkte. Skënderbeu dhe Laçi i thonë mirupafshim Superiores
Sot u mbyll sezoni i rregullt i Kategorisë Superiore.
Egnatia e mbylli në vendin e parë, ndërsa Partizani arriti të rimarrë vendin e saj në “Final Four” pasi fitoi kundër Elbasanit.
Ndërkohë Tirana fitoi derbin me Dinamon, duke përfunduar në vendin e 8-të në “play-out”. Dy skuadrat që ranë direkt nga Superiorja, janë Skënderbeu dhe Laçi.
RENDITJA

PANORAMASPORT.AL













