RENDITJA E SUPERIORES/ Vllaznisë i shtrohet rruga për titullin, të gjithë në garë pas 26 javësh
Java 26 e Superiores u mbyll sot me katër ndeshje. Rezultatet surprizë nuk munguan, ndërsa u rezervuan dy barazime dhe dy fitore.

Elbasani u ndal me barazim 1-1 nga Bylisi në “Elbasan Arena”. I njëjti rezultat u regjistrua te Teuta-Flamurtari. Elbasani tashmë ndodhet 5 pikë larg Vllaznisë kryesuese. Po aq sa edhe Egnatia, që u mposht nga Partizani.
“Demat” mbeten në të njëjtën shifër pikësh me Dinamon e vendit të katërt. Ekipi i Ilir Dajës regjistroi ndaj Vorës një fitore, që rikthen besimin.
Teuta ndjek me 5 pikë zonën e “Final Four”. Vora ndërkohë si vend i shtatë është në garë për mbijetesë, edhe pse jashtë zonës së ftohtë. Flamurtari dhe Tirana që mbyllin renditjen, numërojnë 5 pikë më pak.
Bylisi në zonën e “play out” numëron 3 pikë më shumë se Tirana dhe Flamurtari. Dje kujtojmë se ishte Vllaznia, që mposhti Tiranën. Kuqeblutë synojnë titullin duke nisur arratisjen.
RENDITJA E SUPERIORES

PANORAMASPORT.AL













