Postuar: Shkurt 15, 2026 | 21:45
RENDITJA E SUPERIORES/ Vllaznia merr “arratinë”, Partizani i shkon –3 Dinamos! Rivalitet i ethshëm edhe për mbijetesën. Ja si ndryshon tabela
Dueli mes Vllaznisë dhe Elbasanit i mbyllur me shifrat 2 me 1, mbylli siparin e javës së 24-të të Superiores, me shkodranët që tashmë duket se kanë marrë “arratinë”, teksa e shohin veten +6 nga ndjekësit e Egnatias.

Në pozita komode duket se po rikthehet edhe Partizani, që ka ngushtuar diferencën në –3 nga Dinamo e vendit të kartër.
Për sa i përket mbijetesës, garë e ethshme duket edhe në fundin e tabelës, me Bylisin, Flamurtarin dhe Tiranën, që kanë vetëm 1 pikë diferencë. Ndërkohë për sa i përket Teutës dhe Vorës, durrsakët janë afruar me zonën “Final 4”, ndërkohë që skuadra e Bellait e ka thelluar me 1 pikë diferencën nga Tirana.

PANORAMASPORT.AL













