RENDITJA E SUPERIORES/ Vllaznia i lë “targën” rivalëve, surpriza më e madhe vjen nga fundi. Ja si pozicionohen skuadrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2025 | 19:21

RENDITJA E SUPERIORES/ Vllaznia i lë “targën” rivalëve, surpriza më e madhe vjen nga fundi. Ja si pozicionohen skuadrat

Sot u luajtën dy ndeshje të vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Fillimisht fitoi Vora ndaj Tiranës, më pas Vllaznia mposhti Dinamon.

Kategoria-Superiore

Tashmë Vllaznia mban e vetme vendin e parë, me 3 pikë më tepër se Elbasani si ndjekësi më i afërt. Dinamo me 18 pikë mbyll zonën e Final Four. Vora ndërkohë me 14 pikë mban vendin e gjashtë.  Surpriza më e madhe shikohet nga Tirana, pasi bardheblutë mbyllin renditjen e Superiores.

Dje ndërkohë u luajt Flamurtari-Bylis, takim të cilin e fituan kuqezinjtë. Nesër është programuar Teuta-Partizani dhe Elbasani-Egnatia. Më pas vjen pushimi për shkak të kombëtareve.

RENDITJA PROVIZORE E SUPERIORES

Screenshot 2025-11-08 191448

PANORAMASPORT.AL