RENDITJA E SUPERIORES/ Pesë skuadra në 4 pikë, lufta për mbijetesë më e ndezur se kurrë! Elbasani nuk i afrohet dot katërshes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2025 | 22:47

RENDITJA E SUPERIORES/ Pesë skuadra në 4 pikë, lufta për mbijetesë më e ndezur se kurrë! Elbasani nuk i afrohet dot katërshes

Java e 28 e Superiores është mbyllur me 3 ndeshjet e të enjtes që kanë ndikuar më shumë luftën për mbijetesë, me situatën e cila vazhdon të jetë shumë e paqartë dhe një numër të madh skuadrash të përfshira.

superiore renditja

Fitorja e Tiranës ndaj Laçit jo vetëm ka nxjerrë bardheblutë nga dyshja e fundit, por edhe ka kthyer plotësisht kurbinasit në vorbullën e luftës për qëndrimin në kategori. Fitorja e Bylisit bën që ballshiotët gjithashtu t’i largohen fundit, duke zhytur Teutën.

Ndërsa edhe Skënderbeu vazhdon të japë sinjale të forta, me rezultatin e tretë pozitiv radhazi, edhe pse ishte vetëm një barazim ndaj Elbasanit. Ky i fundit nuk ia doli që të ngushtonte më shumë diferencën me Partizanin, të cilit synon t’i rrëmbejë vendin në katërshen e parë.

fdggfddfgdfgdfgdfgdgfdgf

PANORAMASPORT.AL