RENDITJA E SUPERIORES/ Elbasani ringjall shpresat për “Final Four”, ja si është situata pas dy ndeshjeve të sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2025 | 19:06

RENDITJA E SUPERIORES/ Elbasani ringjall shpresat për “Final Four”, ja si është situata pas dy ndeshjeve të sotme

Dy ndeshjet e para të javës së 27 të Kategorisë Superiore kanë dhuruar rezultate shumë interesante sa i përket sidomos luftës për “Final Four”.

superiore renditja

Fitorja e Elbasanit ndaj Partizanit me shifrat 2-0, i ka dhënë një shtysë të rëndësishme verdhebluve të cilat e shohin tashmë më afër mundësinë për të arritur vendin e katërt ne renditje dhe zonën “Final Four” që i përket aktualisht pikërisht të kuqve.

Laçi ndërkohë ka shpërdoruar mundësinë për të bërë po ashtu një hap të rëndësishëm larg fundit e drejt katërshes së Europës, teksa është ndalur në barazim nga Vllaznia pasi kryesonte 2-0 pjesën e parë. Një pikë që i bën pak punë të dy ekipeve në objektivat që kanë pasi nuk u mundëson që t’i afrohen më shumë skuadrave që kanë më sipër në renditje.

dsffdsfsdsdfsfdsfdfsd

PANORAMASPORT.AL