RENDITJA E SUPERIORES/ Egnatia siguron matematikisht “Final 4”! Skënderbeu prek sërish fundin, Elbasani i ushtron presion Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2025 | 22:01

RENDITJA E SUPERIORES/ Egnatia siguron matematikisht “Final 4”! Skënderbeu prek sërish fundin, Elbasani i ushtron presion Partizanit

Dueli mes Egnatias dhe Vllaznisë, mbylli siparin e javës së 31-të të Superiores. Edhe pse rrogozhinasit nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 në shtëpi, arritën të siguronin edhe matematikisht “Final 4”, kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi i kampionatit.  

superiore-11-1.jpg

Diferenca me Elbasanin e vendit të pestë tashmë është 15 pikë, teksa rrogozhinasit janë të avantazhuar nga përballjet direkte. Skuadra e Tetovës, kryeson me 55 pikë e ndejkur nga Dinamo me 1 pikë më pakë, ndërkohë që Vllaznia dhe Partizani plotësojnë “pazëllin” e “Final 4”. 

Për sa i përket fundit të renditjes, tabela mbyllet nga Skënderbeu me 30 pikë. Rivalitet i ashpër për sa i përket mbijetesës, teksa Laçi i vendit të 6 ka diferencë vetëm 3 pikë nga Skënderbeu, po të njëjtën diferencë kanë edhe Teuta dhe Bylisi, ndërkohë që Tirana e vendit të parafundit ka arritur të grumbullojë 32 pikë. 

Në luftë për “Final 4” është edhe Elbasani, që këtë javë ngushtoi diferencën ne 4 pikë ndaj Partizanit të vendit të katërt, teksa në këto 5 javë do të tentojë gjithçka për gjithçka.  

superiore

PANORAMASPORT.AL