RENDITJA E SUPERIORES/ Egnatia duket e pakapshme pas duelit direkt, ndjekëset fillojnë të humbin hapin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2025 | 23:27

RENDITJA E SUPERIORES/ Egnatia duket e pakapshme pas duelit direkt, ndjekëset fillojnë të humbin hapin

Egnatia kampione i ka dhënë një sinjal të qartë të gjithë skuadrave të tjera që pretendojnë t’i rrëmbejnë fronin se nuk do të jetë aspak e lehtë, përkundrazi,

superiore renditja

Fitorja në këtë javë ndaj Partizanit, në një duel direkt me atë cilësohet nga shumëkush rivali më i fortë, ishte prova e qartë se rrogozhinasit për momentin janë në një nivel tjetër, siç e tregon edhe renditja ku kanë krijuar distancë nga ekipet e tjera, duke shkuar deri në 8 pikë nga vendi i katërt që mbahet pikërisht nga të kuqtë.

Vllaznia dhe Dinamo ndjekëse nuk ia dolën të mbanin hapin e skuadrës kryesuese me barazimin mes tyre dhe kjo bëri që tashmë Egnatia të krijojë distancën e sigurisë që i duhet të jetë me e qetë dhe të menaxhojë minutazhin e lojtarëve siç veproi një edicion më parë.

Ndërkohë, barazimi mes Bylisit dhe Elbasanit, nuk ndryshon gjërat as në fundin e tabelës dhe as në mesin e saj, pasi ballshiotët humbën mundësinë për t’u larguar nga fundi, por edhe për verdheblutë që të tentojnë të bashkohen me grupin e “Final Four”.

asdsaddsadsada

PANORAMASPORT.AL