Rekordi i Venus Uilliams, pjesë e Australian Open në moshën 45-vjeçare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2026 | 19:47

Rekordi i Venus Uilliams, pjesë e Australian Open në moshën 45-vjeçare

Njëzet e dy vjet pas finales së saj të parë në Melburn, tenistja Venus Uilliams kthehet në “Australian Open” duke vendos një rekord. Amerikania mori një “wild card” (ftesë) në moshën 45- vjeçare, duke u bërë kështu tenistja më e vjetër që merr pjesë në “grand slam”-in e parë sezonal.

Screenshot 2026-01-05 194644

“Jam e emocionuar që jam kthyer në Australi dhe mezi pres të luaj turneun gjatë verës australiane. Kam kaq shumë kujtime të mrekullueshme atje dhe jam mirënjohëse për mundësinë për t’u kthyer në një vend që ka pasur kaq shumë rëndësi për mua”, deklaroi ndër të tjera Venis Uilliams pas konfirmimit të pjesëmarrës në Australi.

Ajo ka arritur në finalen e Melburn dy herë në karrierën e saj, në vitin 2003 dhe 2017. Me këtë pjesëmarrje, motra më e madhe Uilliams, thyen rekordin e mbajtur nga japonezja Kimiko Date, e cila ishte 44 vjeç kur humbi në raundin e parë në vitin 2015. Për t’u përgatitur për këtë grand slam, i cili fillon më 18 janar, Venus Uilliams do të luajë në turneun e Aukland në Zelandën e Re, kompeticion që do të zhvillohet nga data 5 deri më 11 janar.

PANORAMASPORT.AL