Postuar: Shkurt 2, 2026 | 21:51
Rasti i paprecedentë/ FIFA i bllokoi merkaton klubit pretendent në Shqipëri, zbulohet vendimi i fundit
Merkato e Gramshit të vajzave është zhbllokuar zyrtarisht nga dita e sotme. “Panorama Sport” raportoi bllokimin e saj, më 26 dhjetor. Pretendentët ia kanë dalë më në fund, që të jenë të lirë për të regjistruar transferimet.

Ky ishte një rast i paprecedentë për futbollin shqiptar. Gramshi po konkurron Vllazninë, që nga edicioni i kaluar dhe këtë sezon është në të njëjtën rrugë.
Lista e FIFA-s për bllokimet e merkatos, tashmë mban vetëm emra nga ekipet e djemve në Shqipëri. Asnjë klub ndërkohë nuk i përket Superiores.
PANORAMASPORT.AL













