Risi absolute për futbollin e femrave në Shqipëri, FIFA ndërhyn te klubi pretendent dhe i… bllokon merkaton
Futbolli shqiptar është mësuar me bllokimin e merkatos nga FIFA për shkak të mospagesës së detyrimeve ndaj ish-lojtarëve apo trajnerëve. Edhe aktualisht ka klube si Vllaznia, Kastrioti, Oriku dhe Valbona të cilat kanë merkaton e bllokuar nga FIFA për shkak të gjyqeve që kanë humbur, ndaj nuk mund të bëjnë lëvizje.

Që nga dita e sotme, për herë të parë një klub shqiptar do të ketë të bllokuar merkaton edhe për futbollin e femrave. Bëhet fjalë për klubin e Gramshit, i cili prej tre vitesh është kthyer në një protagonist të futbollit të femrave në vendin tonë, duke kërkuar të rivalizojë për trofe.
Deri tani nuk ia ka dalë, ndonëse ka bërë afrime të rëndësishme në merkato, tek të cilat me sa duket nuk ka respektuar detyrimet dhe si rrjedhojë, ka humbur gjyq në FIFA. Kësisoj, kjo e fundit e ka futur klubin e Gramshit në listën e zezë sa i përket futbollit të femrave, duke i bllokuar merkaton për tre dritaret e ardhshme.
PANORAMASPORT.AL













