Rasti i çuditshëm, Tiranës rrezikon t’i bllokohet merkato prej… doktorit
Tirana rrezikon bllokimin e merkatos prej Aldo Vangjelit. Ish-doktori i bardhebluve kërkoi detyrimet e padhëna nga kryeqytetasit, ndërsa Komisioni i Disiplinës dhe Etikës publikoi vendimet ku i jepet e drejtë.

Tirana është paralajmëruar me një afat prej 30 ditësh për ekzekutimin e vendimit. Kujtojmë se Vangjeli largohej në fillimin e shtatorit pas disa sezoneve bashkëpunim.
Vendimi i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës:
“Pranimin e kërkesës së kërkuesit Aldo Vangjeli. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 21, datë 21.11.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, Klubit të Futbollit Tirana i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin”.
Këtë vit, Tirana është përballur rregullisht me bllokimin e merkatos nga FSHF. Shkak për këtë janë bërë humbjet e gjyqeve.
PANORAMASPORT.AL













