Qirko ja hedh pa shumë dëme, zbardhet shkalla e dëmtimit. Ja sa do të mungojë portieri i Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2025 | 22:42

Qirko ja hedh pa shumë dëme, zbardhet shkalla e dëmtimit. Ja sa do të mungojë portieri i Partizanit

Pano Qirko i trembi të gjithë të mërkurën në minutat e fundit, kur mbeti i dëmtuar rëndë pas një përplasjeje me një prej lojtarëve të Apolonisë.pano qirkoAi u transportua menjëherë drejt spitalit, ku përveçse ka marrë ndihmën e parë, ka kryer edhe të gjitha ekzaminimet e nevojshme. Ka rezultuar se fatmirësisht Qirko nuk ka ndonjë frakturë, por ka pësuar një shembje të konsiderueshme në pjesën e legenit.

Ky është padyshim lajm i mirë, pasi gjirokastriti rrezikonte edhe të mbyllte sezonin. Ditën e djeshme ai është paraqitur në klub duke çaluar dhe siç pritej, nuk është stërvitur. Pas pak ditësh, kur trupi të reagojë, portieri do të nisë riaftësimin.

Të tilla dëmtime nuk kanë ndonjë specifikë të veçantë, çka mund të përcaktojë qartë kohën e rikuperimit. Paraprakisht thuhet se Qirko do të mungojë 2-3 javë, por mbetet për tu parë. E sigurt është se në ndeshjen e radhës kundër Teutës, Qirko nuk do të jetë pjesë dhe Hoxha pritet të thirret sërish në detyrë. Fakti që të kuqtë kanë një portier me kaq eksperiencë si opsion, i bën që të amortizohet jo pak mungesa e portierit të parë.

PANORAMASPORT.AL