Protagonist në kualifikimin e Dinamos, Bernard Berisha tregon zhgënjimin e tij: Vendimet i marr trajneri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2026 | 22:23

Protagonist në kualifikimin e Dinamos, Bernard Berisha tregon zhgënjimin e tij: Vendimet i marr trajneri

Bernard Berisha ka qenë protagonist i kualifikimit të Dinamos në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, teksa në ndeshjen e kthimit kundër Tiranës dha një asist në fitoren 2-0.

berisha

“Ishte një ndeshje shumë e luftuar, mendoj se kishim përparësi pasi kishim fituar ndeshjen e parë. Sot treguam që realisht kemi në grup shumë të mirë lojtarësh dhe të vazhdojmë me këtë ritëm e të shikojmë ndeshjet me radhë.

Për mua është shumë e rëndësishme që të luaj në rolin tim të origjinës, në krah. Por profesori shpesh më fut edhe si sulmues i dytë, unë mundohem edhe aty të jap më të mirën. Por dëshira ime është shumë më e madhe që të luaj në krah, se gjithë karrierën e kam luajtur si anësor. Gjithmonë do të mundohem të përshtatem me kërkesën e profesorit dhe të ndihmoj ekipin sa mundem.

Një lojtar duhet të ketë një ego, një qëllim të vetes. Dëshira ime është të filloj nga minuta e parë. Por gjithmonë vendos trajneri, vendimet i merr ai. Edhe kur jam futur nga stoli, jam munduar të jap më të mirën. Ka pasur ndeshje ku jam futur në pjesën e dytë si me Partizanin e Vorën, pavarësisht se nuk kam startuar ndeshjen jam munduar të jap më të mirën.

E vështirë të jesh titullar te Dinamo? Të them të drejtën, jam pak i zhgënjyer në këtë aspekt. Normale, duhet të punojmë pak më shumë e fokusohemi te ndeshjet e radhës. Vendimet i merr trajneri, ne lojtarët duhet të japim më të mirën në fushë”, tha Berisha për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL