Prençi: Optimistë për mbijetesën, i kemi zëvendësuar Rashicën dhe Rabiu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2025 | 19:25

Prençi: Optimistë për mbijetesën, i kemi zëvendësuar Rashicën dhe Rabiu

Mbrojtësi i Skënderbeut, Elvis Prençi foli pas barazimit të marrë në transfertën e Elbasanit.

WhatsApp Image 2025-03-06 at 19.22.35

“Duke parë si shkoi ndeshja, duhet të jemi të gëzuar për këtë pikë, por edhe sikur të ishim me 11 lojtarë një barazim në fushën e Elbasanit nuk është keq. E përfshijmë penalltinë dhe kartonin e kuq.

Lojtarët e janarit janë me eksperiencë, kanë dhënë kontribut të madh, por nuk e di si do përfundojë kampionati, por shpresoj të arrijmë objektivin në fund. Jemi të gjithë optimistë për mbijetesën, ka 3 ndeshje që nuk pësojmë gol dhe është diçka pozitive për vazhdimësinë.

Duke qenë se Rashica ishte në qendër të vëmendjes dhe e kishte mendje për tu larguar, po ashtu edhe Rabiu. Lojttarët që kanë ardhur janë më të përfshirë në ekip dhe po na ndihmojnë shumë, jemi forcuar ose i kemi zëvendësuar si duhet ata lojtarë”, tha si për RTSH Sport.

PANORAMASPORT.AL