Po spikat në Superiore, ganezi Ofori: Na kushtëzoi kartoni i kuq, Bylisi mund të shkojë më lart në renditje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2025 | 18:50

Po spikat në Superiore, ganezi Ofori: Na kushtëzoi kartoni i kuq, Bylisi mund të shkojë më lart në renditje

Ganezi MekKarti Ofori, është kthyer në këto dy sezone në një nga emrat më të spikatur të Bylisit, ndonëse në moshë te re. Futbollisti ishte vendimtar në barazimin pa gola ndaj Dinamos, duke qenë i pakalueshëm në mesfushë.

bandicam 2025-09-21 18-45-33-743

“Mund të shkonte me mirë, por për shkak të kartonit të kuq, na kushtëzoi në mënyrën e lojës.

Padyshim Bylis mund të jetë më mirë. Mendoj se është skuadër e mirë dhe mund të shkojë më lart në renditje”, tha futbollisti 20-vjeçar për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL