Po bën mrekullinë me Partizanin, të kuqtë krenohen me Kërnajën para Elbasanit
Oltijon Kërnaja u zgjodh trajneri më i mirë i muajit shkurt në Superiore nga FSHF. Kjo pasi fitoi katër ndeshje, ku dy ishin me përmbysje në transfertën e Bylisit dhe Flamurtarit, si edhe derbi me Tiranën dhe triumfi ndaj kampionëve të Egnatias.

Partizani e shpërndau suksesin e trajnerit Kërnaja, pikërisht para ndeshjes në Kupë me Elbasanin.
Njoftimi i Partizanit:
Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur trajnerin e Partizanit, Oltijon Kërnaja, si trajnerin më të mirë të muajit shkurt në “Abissnet Superiore”.
Tekniku i kuq ka regjistruar katër fitore të rëndësishme gjatë këtij muaji në kampionat, ndaj kundërshtarëve të Bylis, Tiranës, Flamurtarit dhe Egnatias. Për herë të parë gjatë këtij sezoni trajneri “Demave të Kuq” vlerësohet me këtë trofe.
Trajneri Kërnaja ka vendosur ta ndaj meritën për këtë trofe personal, me gjithë ekipin.
PANORAMASPORT.AL













