Plotësoi trekëndëshin Maqedoni-Shqipëri-Kosovë, ish-mbrojtësi i Erzenit e Teutës prezantohet te Ferizaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2025 | 11:43

Plotësoi trekëndëshin Maqedoni-Shqipëri-Kosovë, ish-mbrojtësi i Erzenit e Teutës prezantohet te Ferizaj

Merkatoja e verës në klubet e trojeve shqiptare ka nisur e nxehtë që në start. Disa emra qarkullojë vit pas viti sa në Shqipëri, Kosovë apo në Maqedoninë e Veriut. Këtë trinom e ka plotësuar së fundmi edhe mbrojtësi Ardit Iljazi, i cili do ta vazhdojë karrierën si futbollist në elitën e futbollit kosovar, ku ka nënshtruar për klubin e Ferizajt.

ARDIT ILJAZI

Në Shqipëri, qendërmbrojtësi ka luajtur për Erzenin dhe Teutën. Ndërsa në Maqedoninë e Veriut, 24-vjeçari nga Gostivari ka luajtur për skuadrën e vendlindjes, Gostivari, për të vijuar te Shkupi dhe në sezonin e fundit ishte pjesë e Voska Sport. I aktivizuar si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i djathtë, Iljazi ka firmosur kontratë 1- vjeçare me Ferizajin, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër nëse palët mbeten të kënaqura. “Është kënaqësi për mua t’i bashkohem Ferizajit. Jam i motivuar dhe i gatshëm të jap maksimumin për klubin dhe për tifozët”, është shprehur Ardit Iljazi pas prezantimit te skuadra kosovare. Ja edhe zyrtarizimi që klubi kosovar i bëri ish-mbrojtësit të Erzenit dhe Teutës:

“Zyrtare, Ardit Iljazi bashkohet me FC Ferizajn. FC Ferizaj ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin më të ri në repartin defensiv, Ardit Iljazin, i cili do të jetë pjesë e skuadrës bardhekaltër për sezonin e ri. Arditi luan në pozitat qendërmbrojtës dhe mbrojtës i djathtë, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e disa klubeve të njohura si Erzeni, Shkupi dhe Voska, duke grumbulluar përvojë të vlefshme në futbollin rajonal. Mirë se erdhe Ardit dhe shumë suksese me fanellën bardhekaltër”!

PANORAMASPORT.AL