Pjesëmarrja me katër skuadra, klubet shqiptare rrezikojnë një vend/ Zbuloni koeficientet përkatëse
Në fund të këtij sezoni, katër skuadra të Superiores gjatë verës do të angazhohen në turet kualifikuese të Kupave të Europës. Pas përcaktimit të ekipeve që do të shkojnë, ku fituesja e titullit kampion do të luajë në Ligën e Kampioneve dhe tre të tjerët në Ligën e Konferencës, kampionati shqiptar duhet të ketë kujdes nga paraqitja e dobët edhe për një tjetër vit.

Në renditjen e përgjithshme të kampionateve, Superiorja mban vendin e 46-të, nga 55 shtete që janë gjithsej. Koeficienti i kampionatit nuk është përmirësuar dhe për momentin është 7875 pikë, ndërkohë pas nesh janë Mal i Zi, Luksemburgu, Uellsi dhe Gjeorgjia në vendin e 50-ë.
Në rast të një dështimi të klubeve shqiptare këtë verë dhe me rivalët aty ngjitur që ecin mirë, rrezikohet seriozisht që nga viti i ardhshëm në Europë të mos shkojnë katër, por tri ekipe. Pra, një synim i klubeve është edhe të ruajnë një vend në Europë.
Aktualisht janë pesë klube në garë për katër vende. Egnatia, Dinamo, Vllaznia, Partizani dhe së fundmi Elbasani, kanë shansin për të luajtur në turet kualifikuese.
KOEFICIENTI – Nëse shohim renditjen e klubeve në faqen zyrtare të UEFA-s, Partizani dhe Tirana kanë pozitën më të mirë. Të kuqtë janë në vendin e 238 dhe kanë 6500 pikë, ndërsa tri vende më poshtë janë bardheblutë, por me të njëjtën kuotë pikësh.

Pas tyre pozicionohet Vllaznia me 5000 pikë dhe po aq është edhe Laçi. Ndërkohë, Teuta mban vendin e 347-ë me një total prej 3500 pikësh, ndërsa më poshtë është Egnatia, e cila ka 2500 pikë. Rrogozhinasit ishin sezonin e kaluar, ndërsa u eliminuan që në turin e parë.
PANORAMASPORT.AL













