Pikantet Elbasani-Skënderbeu/ Gjoka “rrëmben” topin, Franklin mbetet jashtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2025 | 22:25

Pikantet Elbasani-Skënderbeu/ Gjoka “rrëmben” topin, Franklin mbetet jashtë

* Edhe pse interesimi nga tifozët elbasanas nuk është më ai i javëve të para, sërish prezenca e tyre ishte e kënaqshme me afro 2 mijë të pranishëm. Ja momentet më pikante nga “Panorama Sport”.

Af Elbasani Skenderbeu

* Siç ndodh shpesh grupimi ultras i verdhebluve, por edhe tifozë nga tribuna karshi, janë të “armatosur” me kapsolla, për t’i hedhur herë pas here.

* Duket se Elbasani nuk ka ndërmend t’i heqë më fanellat e fatit, ato me nuanca të zeza që pati edhe ndaj Partizanit. Nuk është uniforma e tyre që jemi mësuar t’i shohim, por në këtë moment kanë nevojë edhe për fatin me vete.

* Ernest Gjoka tërbohet me gjykimin pas ndërhyrjes ndaj Amadou në mesin e fushës në minutën e 32-të, ku për pak Elbasani shënoi. Gjoka shkoi të ankohej te gjyqtari i katërt jo pak i nervozuar.

* Siç po ndodh në ndeshjet e mbrëmjes, edhe dje në Elbasan u ndal loja për të çelur iftarin për futbollistët që agjërojnë.

* Në një moment në pjesën e dytë Gjoka “rrëmben” topin pas një anësoreje, ndoshta edhe për të vonuar paksa lojën.

* Për të fituar sekonda të vlefshme, Skënderbeu bën gati të fusë në lojë Franklin. Mirëpo, zëvendësimi nuk kryhet, sepse gjyqtari vërshëllen fundin e sfidës.

PANORAMASPORT.AL