Pikantet e Vllaznia-Elbasani/ Nga koktejli i 107-vjetorit te karriget në ajër dhe sherri në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2026 | 8:52

Pikantet e Vllaznia-Elbasani/ Nga koktejli i 107-vjetorit te karriget në ajër dhe sherri në fushë

fsdsdfsdfsdfsdfsdf

-Para nisjes së sfidës ka pasur një koktej për disa të pranishëm në stadiumin “Loro Boriçi”. Ku ish-futbollistë të ekipit, miq të sportit nga gjithë vendit, artistë e gazetarë ishin të ftuar nga ana e klubit kuqeblu me rastin e 107- vjetorit të themelit të Vllaznisë.

-Reshjet e dendura në Shkodër gjatë gjithë ditës “penalizojnë” festën dhe organizimin e festës së përgatitur nga Vllaznia për 107 vjetorin. Teksa edhe tifozët në tribunën ballore mungojnë, duke përjashtuar grupimin “Vllaznit Ultras”, të vendosur si gjithmonë në tribunën e tyre, C5.

-Drejtori, Elton Guranjaku i Elbasanit ka një fanellë dhuratë për kolegun e tij Vioresin Sinani te Vllaznia. Ku drejtuesi i verdhebluve nderon kuqeblutë me rastin e 107-vjetorit të themelimit të skuadrës me një gjest simbolik, por domethënës.

-Të parët që dalin në nxehje janë portierët e Elbasanit, së bashku me trajnerin e tyre, Elvis Kotorri.

-Tifozët miq nga Elbasani zhgënjejnë me pjesëmarrjen e tyre në stadium, teksa janë vendosur në tribunën e caktuar. Për t’i dhënë ngjyra të tjera sfidës më të rëndësishme të javës së 24-ët.

-Zonat e rreptësisë duhet të vizohen me zdrukth, kjo pasi nga reshjet e shiut, vijat e vendosura me gëlqere thuajse janë “zhdukur”.

-“Shpërthen” stadiumi “Loro Boriçi” që pas golit të Balajt nuk i ndal brohoritmat për disa minuta radhazi.

-Edi Martini i “hakërrehet” Kastratit, në një moment ku ky i fundit humb një top që shndërrohet në kundërsulm për Elbasanin. Trajneri shkodran aspak i kënaqur nga lojtari i tij.

-Shumë aktiv Martini tek Vllaznia, duke dhënë thuajse gjithë kohën udhëzime për të tijtë. Në krahun tjetër qëndron i qetë Gvozdenoviç, që thjesht kërkon nga ekipi i tij më shpejtësi në veprimet me top.

-Në fund mbyllet 2-1 mes dy ekipeve, me Vllazninë që tashmë shkëputet me 5 pikë ndaj ndjekësve. Ku përpos fitores në 107 vjetorin e klubit, i japin një goditje edhe një rivali direkt në garën për titull.

-Ka ngatërresë në fund dhe një rrëmujë në fushë mes futbollistëve, por edhe stafeve dy ekipeve. Ku nuk merret vesh çfarë ndodhi realisht, teksa gjyqtari Doda ka ndëshkuar disa persona në atë konflikt.

-Po ashtu ka gjuajtje me sende të forta nga ana e dy tifozerive. Që konfliktohen në distancë, duke u gjuajtur me karriget e “Loro Boriçit”.

PANORAMASPORT.AL